Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, ku mbeti një i vrarë dhe dy tjerë të plagosur. Këtë për Ekonomia Online e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.

Ai ka thënë se në Intensivë është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Pacientes të cilës ju i referoheni është sjellë mbrëmë në Njësinë e Mjekimit Intenziv pas intervenimit kirurgjik që është dashur të kryhet në sallën operative të Qendrës Emergjente ku është sjellë paraprakisht për shkak të lëndimeve që ka pësuar me armë zjarri”, ka thënë Uka, duke e konfirmuar vdekjen e saj.

Uka ka thënë se viktima është e moshës 49 vjeçare.

Themes by WordPress