Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdes gazetari Sylejman Shaqiri

Vdes gazetari Sylejman Shaqiri

Ka vdekur sot gazetari Sylejman Shaqiri. Lajmin e kanë bërë me dije familja e të ndjerit përmes një njoftimi në rrjetin social ‘facebook’.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se më i dashuri ynë – Sylejman Shaqiri u nda nga jeta sot, duke lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona”, ka njoftuar Vjosa Shaqiri.

Pas lajmit për vdekjen e gazetarit Shaqiri, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shkurar një telegram ngushëllimi për familjen, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.