Një grua e moshuar ka vdekur të mërkurën në Podujevë pasi ka pësuar sulm në zemër.
Shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri për teve1.info ka thënë se viktima sipas familjarëve ishte ndjekur nga qentë.
“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër. Mendohet se ka vdekur prej frikës pasi është ndjekur nga qentë sipas familjarëve, por këtë e përcakton autopsia. Gruaja ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Ka ardhur pa shenja jete”, ka thënë ai.