Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes çiklisti pasi u godit nga një veturë në Magure, shoferi arrestohet

Vdes çiklisti pasi u godit nga një veturë në Magure, shoferi arrestohet

Një çiklist ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në Magure të Lipjanit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull kosovar (çiklist) ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.