Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes bashkëshortja e themeluesit të UÇK-së, Xheladin Gashi

Vdes bashkëshortja e themeluesit të UÇK-së, Xheladin Gashi

Ka ndërruar jetë sot Shefkije (Elshani) Gashi, bashkëshortja e themeluesit të UÇK-së, Xheladin Gashi – Komandant Plaku.

“Me pikëllim e dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot më datë 1 gusht 2024 ka ndërruar jetë e shtrenjta jonë Nëna Shefkije (Elshani) Gashi, bashkëshortja e themeluesit të UÇK-së, Xheladin Gashit Komandant Plaku. Nënë të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, tani pusho e qetë nënë, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ceremonia e varrimit mbahet nesër më 2 gusht 2024 në orën 16:00, në varrezat e Fshatit Komorani III.

E pamja mbahet në Komoran nga data 3 gusht deri më 4 gusht 2024, ditë e shtunë dhe e diel.