Aktori i famshëm, Austin Majorsi, i cili për shumë vite ishte pjesë e serialit “ABC NYPD Blue” ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.
Ai u gjet i vdekur në një strehë në Los Angeles.
Familja e aktorit dha një deklaratë për TMZ.
“Austin ishte një djalë i dashur, artistik, brilant dhe i sjellshëm. Në jemi krenar për karrierën e tij në aktrim. Që kur ishte i vogël qëllimi i tij ishte t’i bënte njerëzit e lumtur”. /TV Arbëria