Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdes 55-vjeçarja në Prizren pasi u godit nga kamioni i betonit

Vdes 55-vjeçarja në Prizren pasi u godit nga kamioni i betonit

Një 55-vjeçare është goditur nga një kamion betoni ku si pasojë e plagëve të marra e njëjta ka ndërruar jetë në vendngjarje në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se i dyshuari është ndaluar në stacionin policor.

Bytyqi ka thënë se me rastin po merret prokurori i shtetit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot, me datën 11.12.2025, rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku. Sipas të dhënave fillestare, në lagjen Lakuriq në Prizren, një kamion betoni, teksa ishte duke lëvizur në afësi të punishtes, nuk e ka vërejtur këmbësoren, një grua rreth 55-vjeçare, dhe e ka goditur me mjet. Shërbimi i urgjencës është njoftuar menjëherë dhe mjekët në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Policia ka dalë në vendngjarje, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacionin policor. Në bashkërendim me prokurorin e shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Bytyqi.