Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Vdes 40-vjeçari në Kavajë pas kontaktit me rrymën

Vdes 40-vjeçari në Kavajë pas kontaktit me rrymën

Një punëtor 40-vjeçar humbi jetën këtë të martë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa shtronte një linjë interneti në Kavajë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45, në lagjen Qerret.

Shtetasi me iniciale R.R. ndërroi jetë në vendngjarje, ndërkohë që nuk dihet si ra në kontakt me rrymë apo nëse kompania respektonte rregullat në ambientet e punës.

Për ngjarjen, ka nisur një hetim, nën drejtimin e Prokurorisë.