Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur këtë të enjte në rrugën Skenderaj-Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë një 29-vjeçare.
“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa, rreth orës 13:40 është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ka vdekur drejtuesja e veturës viktima femër nga Kosova e moshës rreth 29 vjeçare”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
/TV Arbëria