Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vdes 27-vjeçari nga Lipjani, kryetari Ahmeti shpreh ngushëllime

Vdes 27-vjeçari nga Lipjani, kryetari Ahmeti shpreh ngushëllime

27-vjeçari Agon Zejnullahu nga Lipjani është gjetur pa shenja jete në orët e vona të ditës së djeshme.

Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta. Ndërsa TV Arbëria ka kontaktuar me Policiën dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.

Ngushëllime për vdekjen e Agon Zejnullahut ka shprehur kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

“E nderuar familje Zejnullahu,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të më të dashurit tuaj Agon Zejnullahut, Kjo ngjarje e rëndë ka prekur thellë jo vetëm familjen tuaj, por edhe gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit.

Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zejnullahu, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin Agonin.”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.