Një 26-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë i një objekti banesor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli. Ai tha se i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e kanë konfirmuar mjekët.
“Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-tê të një obkekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.”
Veseli njoftoi se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Vdekje e dyshimtë”, thuhet tutje në njoftim.
/TV Arbëria