Ka vdekur në QKUK 16-vjeçari i cili ishte plagosuraksidentalisht nga zyrtari policor në Burim, shkruan Arbëria TV.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka ndërruar jetë viktima. Prokurori i shtetit ka urdhëruar të bëhet obduksioni”, potencoi ai për Arbëria TV.
I mituri G.K. po trajtohej në QKUK që nga dita e plagosjes, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë nga arma e zjarrit/Arbëria TV/