Një person është gjetur pa shenja jete, i varur në rrethoja të metalit (grila) të shtëpisë së tij, në rrugën “Mbreti Petar” në Zveçan.
Në lidhje me rastin, stafi mjekësor emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet përkatës policore janë duke hetuar rrethanat e vdekjes.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.