Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdekje e dyshimtë në Hajvali

Vdekje e dyshimtë në Hajvali

Policia ka informuar sot për një vdekje të dyshimtë në Hajvali.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ndihma e shpejtë.

“Pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë ne vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër nga Kosova, ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar.”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti ka ndodhur në banesën e viktimës.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

/TV Arbëria