Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një banesë në qytet, ku një vajzë 26-vjeçare me inicialet Xh.E ka humbur jetën. Sipas informacioneve që ka siguruar TV Arbëria, e ndjera dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i banesës së saj, ndërsa ishte duke pastruar dritaret.
E reja jetonte e vetme në atë banesë. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se ajo kishte kërkuar ndihmë në momentet e fundit, por fatkeqësisht ishte tepër vonë.
Trupi i saj është dërguar për obduksion dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.