Një doktor në Gaza ka thënë se palestinezët “nuk janë afër urisë, por po e jetojmë atë”, duke përshkruar urinë e madhe në Gazën e rrethuar si “katastrofë” të rëndë.
Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur ndihma që është nisur në drejtim të Gazës është e vogël, duke thënë se “kriza e urisë në Gazë kurrë nuk ka qenë më e madhe”.
Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi, ka bërë të ditur se edhe dy persona kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit, teksa numri total i vdekjeve të tilla ka arritur në 113 që prej 7 tetorit të vitit 2023.
Këtë javë, më shumë se 100 organizata ndërkombëtare kanë tërhequr vërejtjen për krizën e madhe ushqimore në Gaza, duke e fajësuar rrethimin nga Izraeli.
Ndërkaq, shteti izraelit ka njoftuar se 150 kamionë me ushqim kanë arritur në Gaza dhe se në pritje janë edhe 80 kamionë të tjerë.
Punëtorët e ndihmave kanë thënë se Izraeli vazhdimisht i ka penguar, ndërkaq, OKB-ja ka njoftuar se 6 mijë kamionë janë në pritje për të hyrë në Gaza.
BBC dhe agjencitë e lajmeve AFP, AP dhe Reuters kanë paralajmëruar gazetarët në Gaza se rrezikojnë të vdesin nga uria.