Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vdekja e Zejnullahut, policia jep detaje: Para se të vdiste sulmonte mjete e kalimtarë, dyshohet se ishte i dehur

Vdekja e Zejnullahut, policia jep detaje: Para se të vdiste sulmonte mjete e kalimtarë, dyshohet se ishte i dehur

Policia ka dhënë detaje për vdekjen e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Banulla e Lipjanit.

Policia ka bërë të ditur se fillimisht ka pranuar informacion se një person, i cili dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin emergjent, këta të fundit i kanë ofruar Zejnullahut ndihmën e parë.

“Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë për TV Arbëria Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”, ka deklaruar tutje Borovci.