Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdekja e punëtorit në vendin e punës, çka thuhet në raportin 24 orësh të policisë?

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, çka thuhet në raportin 24 orësh të policisë?

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog, gjatë ditës së shtunë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke punuar në ndërrimin e natës dhe është gjetur i shtrirë në dyshemenë e objektit të punës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ad Banner

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore dhe prokurori, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.