Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdekja e punetorëve kosovarë në kantier ndërtimi në Vjenë – kush është përgjegjës?

Vdekja e punetorëve kosovarë në kantier ndërtimi në Vjenë – kush është përgjegjës?

Katër punëtorë, ndër ta tre kosovarë humbën jetën të martën e kaluar në një aksident tragjik në kanotierën e ndërtimit në qarkun Alsergrund të Vjenës. Pas tronditjes dhe pikëllimit, pyetja e cila vazhdon të parashtrohet gjithnjë e më shumë është: Kush është përgjegjës për këtë tragjedi?

Çfarë ndodhi saktësisht në kantierin e ndërtimit në Porzellangasse pranë Bauernfeldplatz(Bezirk 9), ku gjashtë apartamente të reja po ndërtohen në çatinë e një pallati klasik vjenez, mbetet kryesisht e paqartë. Dëshmitarët kanë thënë se punëtorët pas punimeve të betonit, ishin ulur së bashku në skela duke pirë duhan në oborrin e ngushtë kur u rrënua skela: skela dhe kallëpet e betonit u rrënuan, pastaj u dëgjuan britma, të përcjellura me një përplasje të fuqishme nëpër skele dhe një e dëgjuar tjetër: bum. Pastaj pasoi heshtje. Heshtje vdekjeprurëse, shkruan në artikullin përmbledhës të ngjarjes, gazeta austriake oe24.at, përcjell albinfo.at.