Dy persona janë ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, pasi dy punëtorë dyshohet se ranë nga një objekt ndërtimi dhe humbën jetën.
“Po ashtu, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh lidhur me këtë rast, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të njëjtëve do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.