Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdekja e 22-vjeçarit nga Suhareka, Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja e tij

Vdekja e 22-vjeçarit nga Suhareka, Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja e tij

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime tek familja e të riut nga Suhareka, Adhurim Fetiu, i cili vdiq pas një sëmundje të rëndë, shkruan TV Arbëria.

“Vdekja e parakohshme nga jeta e Adhurim Fetiut na mërziti të gjithëve!”, shkruan Haradinaj.

E dhimbshme/ Vdes 22-vjeçari nga Suhareka

Haradinaj njofton se së bashku me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, takuan babain e Adhurimit.

“Bashkë me kryetarin Bali Muharremaj, deputeten Albana Bytyqi dhe bashkëpunëtorë tjerë, vizituam babain e Adhurimit, Fatosin, njeri i dalluar sot në Policinë e Kosovës dhe në jetë, siç ishte dikur edhe si bashkëluftëtar në luftën për liri. Ndamë dhimbjen me mbarë familjen në këto momente të vështira për ta”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund të postimit Haradinaj u shpreh ngushëllime familjerëve për humbjen.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe shokëve të tij!
Adhurimi u prehtë në paqe!”, përfundon Haradinaj. /TV Arbëria

Postimi i plotë: