Volodymyr Zelensky ka shkarkuar dy zëvendëskryetarë të zyrës së tij dhe ka emëruar një ish-zyrtar të lartë të sigurisë si ambasador në Moldavi.
Një dekret presidencial njoftoi shkarkimin e Andry Smyrnovit, i cili ishte përgjegjës për çështjet e politikave ligjore dhe Oleksyy Dniprov, i cili drejtonte stafin e zyrës.
Ata ishin në mes e dhjetë zëvendësve të shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, raporton skynews.
Në vend të tyre u emëruan Olena Kovalska, e cila ka qenë pjesë e një grupi që këshillonte presidentin për krijimin e një tribunali për të ndjekur penalisht Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe Iryna Mudra, e cila ka shërbyer si zëvendësministre e drejtësisë.
Presidenti ukrainas ka mbikëqyrur ndryshime gjithëpërfshirëse në pozitat e larta, veçanërisht në mesin e oficerëve të lartë ushtarakë, duke emëruar Oleksandr Syrskyi si komandant të përgjithshëm muajin e kaluar për të zëvendësuar komandantin popullor të vendit, Valeriy Zaluzhy.
Zelensky tha se kishte emëruar Oleksyy Danilov, ish-kryetar i këshillit të sigurisë dhe mbrojtjes të Ukrainës, si ambasador në Moldavi, duke thënë se Danilov kishte kërkuar një emërim diplomatik.
Presidenti ukrainas e përshkroi Moldavinë, presidentja pro-evropiane e së cilës Maia Sandu ka denoncuar pushtimin e Rusisë, si “një shtet jashtëzakonisht të rëndësishëm – si nga pikëpamja e sfidave të sigurisë në rajon, ashtu edhe nga pikëpamja e bashkëpunimit dypalësh”. /Telegrafi/
I am grateful to all of our partners who help us fight for air defense, for relevant deliveries. This is of extreme importance.
On the diplomatic front, we are working hard not only to counter Russian influence, but also to persuade partners to increase their supply of air… pic.twitter.com/XhompF01td
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 29, 2024