Kompania për Distribumin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) po e vazhdon sjelljen e saj arbitrare dhe abuzuese ndaj kompanive vendore. Punëtorë të kësaj ndërmarrje pa asnjë të drejtë ligjore dhe në kundërshtim të drejtat e konsumatorit në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë tentuar të futen me dhunë në zyrat e kompanisë ISP Broadcast në qytetin e Malishevës, me qëllim të ndërrimit të njësorit elektrik.
Hyrja në pronën e çdo qytetari në Republikën e Kosovës pa paralajmërim paraprak dhe bazë legale, aq më tepër ditën e shtunë, është në kundërshtim të plotë me sistemin ligjor në vendin tonë dhe reflektim i mentalitetit anadollak, për t’i trajtuar pronat qytetarëve të Kosovës si “bahqe të babës”. Mirëpo, ky model i qeverisjes ka perënduar njëherë e përgjithmonë në Kosovë.
Shteti ynë është ndërtuar sipas standardeve dhe vlerave perëndimore, ku prona private e çdo qytetari është e shenjtë. Dhe çdo tentim për ta prekur atë është sulm mbi këto themele dhe rendin kushtetues, përkatësisht nenin 46 paragrafin 1 ku thuhet “se e drejta e pronës është e garantuar” dhe paragrafin dy që pohon në mënyrë eksplicite se “Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik”.
Në këtë kontekst, duhet kujtuar se trashmë Gjykata Komerciale në mënyrë te prerë e ka përcaktuar si jo ligjor detyrimin e bizneseve për të dalur në treg të hapur, sipas vendimit arbitrar të ZRRE-së dhe i cili nën emrin e tregut të hapur në të vërtetë mëtonte të t’ia shtronte rrugën KEDS-it për një monopol shtesë në distriubumin e rrymës. /TV Arbëria