Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Vazhdon saga e (mos)ndalimit të dinarit serb

Vazhdon saga e (mos)ndalimit të dinarit serb

Ka vazhduar edhe sot saga mbi rregulloren e re të BQK-së që ndalon përdorimin e dinarit serb në territorin e Kosovës. Amdasdorët e shteteve të QUINT-it dhe ai i Republikës së Turqisë kanë trokitur në dyert e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas përfundimit të këtij takimi, ambasdori merikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur kërkesën e shtetit të tij, për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ai ka pohuar “se si SHBA i përkrahim përpjekjet për të shmangur krimet financiare, shpëlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe të ngjashme, por ne kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”. Në fund diplomati amerikan ka shtuar se “shpresonë që Qeveria e Kosovës të jetë partnere me ne, por nëse ndodh e kundërta, kjo gjë do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”.

Për këtë temë është shprehur gjatë vizitës së sotme zyrtare në vendin tonë edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, zyrtarti i lartë i Qeverisë Gjermane, ka pohuar se  “Kosova ka të drejtë të zbatojë ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bën pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së Euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme, ashtu që askush mos të ketë frikë dhe mos ketë mosinformim”.

Aplikimi i kësaj rregullore ka krijuar tensione të reja ndëmrjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para pak dite ka thënë se “vendimi i autoriteteve të Kosovës për anulimin e dinarit serb, është sulm ndaj të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara nga viti 1999, dhe se Serbia do të gjejë institucione që do të marrin licenca për të mundësuar dërgimin e parave për serbët në Kosovë”.

Acarimi i këtyre raporteve po ndodh në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar është duke kërkuar me ngulm nga të dyja vendet që të dëshmojnë më shumë përkushtim në procesin e dialogut dhe zbatim të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe atë Ohrit, me qëllim normalizmin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ndërkohë, Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ia kanë dorëzuar të premten Këshillit të BE-së një propozim për ta ndryshuar dhe plotësuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok.

Ndryshimet në kapitullin e 35-të kanë të bëjnë me përfshirjen si kusht detyrues për Serbinë edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian. Po ashtu, kritere të njëjta rëndojnë edhe mbi Kosovën. Asaj i është kërkuar që të mos humb kohë në themelimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe, një detyrim ky kahershëm ndërkombëtar për Prishtinën.

Madje, Brukseli ua ka dorëzuar si qeverisë ashtu edhe opozitës një draft-statut të Asoacionit.

Të dy sheteve në këtë rast u është thënë t’i shmangin tesnionet dhe të angazhohen maskimalisht në procesin e dialogut sidomos, në pjesën e parë të këtij viti, para se qytetarët e shteteve të BE-së të shkojnë në zgjedhje për Parlamentin Evropian nga data 6 deri më 9 qershor.

/TV Arbëria