Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës kanë vazhduar protestat edhe sot kundër ligjit që i detyron të qëndrojnë në Shqipëri, 5 vite pas përfundimit të studimeve.
Në shenjë revolte, ata kanë goditur me vezë ndërtesën e Ministrisë së Arsimit, si dhe kanë kërkuar dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit Albana Tole dhe përballjen me ministren Ogerta Manastirliu.
Sipas ligjit të ri studentët duhet të paguajnë për një vit akademik shumën prej 240 mijë lekë nëse nuk duan të ofrojnë shërbim mjekësor në Shqipëri deri në 5 vite. Por të njëjtit janë zotuar se nuk do ta përfillin këtë rregull.
Protestuesit kanë paralizuar qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Durrësit, duke u ulur në mes të rrugës.
/TV Arbëria