Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Sot për të dytën ditë me radhë, vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Dje ka filluar dëshminë dëshmitari i 10 i mbrojtjes, Safet Gashi, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës. I njëjti dje, ka thënë se nuk e di që UÇK-ja ka arrestuar apo ndaluar dikë. Ai tha se UÇK-ja nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me civilë.

Gjatë pjesës së dytë të seancës së djeshme, dëshmitari Gashi është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e përfaqësuar nga prokurorja Gaia Pergolo.

Dëshmitari Safet Gashi do të vazhdojë dëshminë e tij edhe gjatë ditës së sotme, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përkatësisht në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Rikujtojmë se Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.