Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në cilësinë e eksperteve, dje dëshmuan dy dëshmitaret e mbrojtjes së viktimave.
Gjatë seancës u dëgjuan fragmente nga raporti i tyre i përpiluar për këtë çështje gjyqësore, në të cilin thuhej se refugjatët nga ish-Jugosllavia u konstatua se kishin shkallë më të lartë të problemeve të shëndetit mendor krahasuar më ata nga zona të tjera.
Sipas raportit, kjo gjë ishte bazuar në hulumtimet që janë bërë lidhur me këtë çështje.