Shkruan: Afrim Kasolli
Në një kohë kur po vazhdon saga e mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në anën tjetër, indikatorët e jetës ekonomike dhe sociale janë duke shënuar trende negative gjithnjë e më tepër.
Një regres i tillë dëshmohet edhe nga dhënat agjencive kryesore shtetërore që merren me matje të tilla.
Sipas Agjencisë së Statisikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024. Në këtë drenim ngritje kanë shënuar produkte si “ kafe, çaj dhe kakao (16,9%); energjie elektrike (16,6%); mish (12,7%); pemë (12,3%); perime (10,7%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (10,2%); vajra dhe yndyra (9,9%); shërbime hoteliere (8,2%); shërbime ambulantore (7,1%); qumësht, djathë dhe vezë (6,5%)” etj.
Ndërkohë, një tjetër element i dobësimit të strukturës ekonomike vendore mbetet thellimi gjithnjë e më i madh i deficitit tregtar. Sipas të njëjtit institucion, “gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, deficiti tregtar i vendit ka shënuar rritje prej 19.4%, duke arritur në -2,913.1 milionë €, krahasuar me -2,440.4 milionë € në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Mbulushmëria e importit nga eksporti mbetet e ulët, në vetëm 13.1%. Pika më e ndjeshme në këtë segment mbetet importi i energjisë. Edhe pse konsumi i saj në këtë periudhë ishte më i ulët se në atë të vitit të kaluar importi u shtua si pasojw e rënies deri në 40.64 për qind më i vogël tw prodhimit vendor, duke shtuar tej mase varësinë energjetike të vendit sidomos nga Serbia. E tëra kjo në kohën, kur çmimi i saj është shtuar 16 për qind për të gjithë konsumatorët, kurse kompanitë e mëdha janë detyruar që të dalin në treg të hapur me tarifa më të larta deri në 260 për qind më të larta.
Duke e shfrytëzuar këtë situatë është raportuar se edhe bankat i kanw shtuar kreditë huamërrëse deri në të 20 për qind. E të mos flasim për thellimin e borxhit qytetar për nevoja të konsumit deri në 200 milionë euro më shumë se sa në të njëjtën periudhë po ashtu të vitit paraprak.
Ndërkaq, si pasojë e krizës politike dhe bllokadës shtetërore, vendi është duke humbur edhe miliona tjera. Aktualisht, Kosova së bashku me Bosnje Hercegovinën janë dy nga shtetet e vetme në Ballkanin Perëndimor, që nuk kanë ende qasje në fondin e Bashkimit Evropian për rritje ekonomike për rajonin. Kosovës i ishin alokuar deri “880 milionë euro. Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme”. Mirëpo, pa ratifikim të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, ato mjetë nuk mund të përdoren. Po ashtu, përpos këtyre humbjeve, Kosova rrezikon të mos i marrë as 90 milionë të ndara nga Banka Botëror, si pasojë edhe në këtë rast e mos ratifikimit të kësaj marrëveshje financiare nga Kuvendi i Kosovës.
E nën anën tjetër ditë më parë Instituti GAP, kishte dëshmuar se si rezultat i masave sanksionuese të vendosura nga Bashkimi Evropian, deri më tani janë pezulluar projekte në vlerë 613.4 milionë euro. Kurse, për shkak të kalimit të afateve të lejuara për nisjen e procedurave për projekte të caktuara, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht.
Për fund lirisht mund të themi se ky ishte një viti i humbjeve të shumëfishta për qytetarët e Kosovës, me përjashtim të deputeteve të Kuvendit të Kosovës të cilët janë paguar me shuma të majme për mos punën e tyre. /TV Arbëria