Shkruan: Afrim Kasolli
E njëjta skenë. Të njëjtat veprime. Si dhe thuajse të njëjtat arsyetime për vazhdimin e bllokadës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kandidatët e Listës Serbe nuk votohen nga deputetet e partive shqiptare për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Kurse kandidati i vetë emëruar Nenad Rashiq, nuk arrin t’i bind deputetet e partive opozitare shqiptare që të votojnë për këtë pozitë. Këto parti nuk guxojnë të votojnë pro kandidatit të Listës Serbe vetëm për të mos u ballafaquar me akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunim me të parën.
Këtë e dëshmoi madje edhe vetë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Karasniqi në arsyetimin e tij para mediave. I njëjti pohoi se nuk do ta votojnë Nenad Rashiqin ngase një akt i tillë do të ishte anti-kushtetues. Nëse qëndron ky pohim, atëherë është logjike që vota për kandidatin e Listës Serbe qenka kushtetuese. Kjo kontradiktë tregon paradoksin se ku janë katandisur këto parti politike. Pra, nuk janë në gjendje të votojnë sipas normave kushtuese vetëm që të jenë në koherencë me narracionin e partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit si e vemtja që po i prin valles së privimit të Listës Serbe që të ketë pushtet si në nivel qendror ashtu edhe lokal.
Në tërë këtë zallamahi e cila po degjeneron edhe një krizë më të madhe kushtetuese, politike dhe shtetërore, mbase risia e vetme ishte deklarimi i kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha se tashmë edhe “Branisllavi qitu djeget”.
Megjithatë nëse ka diçka e që e ka vërtetuar historia, mbetet fakti se kur flaka e djegies politike fillon me një person, ajo nuk fiket pa i gllabëruar në vorbullën e saj edhe shumë të tjerë. /TV Arbëria