Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vazhdon konkursi për rekrutimin e 60-të ushtarëve aktivë për FSK-në nga radhët e komuniteteve joshumicë

Vazhdon konkursi për rekrutimin e 60-të ushtarëve aktivë për FSK-në nga radhët e komuniteteve joshumicë

Ministria e Mbrojtjes njofton të interesuarit nga radhët e komunitetit joshumicë se do të vazhdojë afati i aplikimit për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

̈ -të ̈ ̈ ̈ -̈ ̈ ̈
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës nga radhët e komuniteteve joshumicë, të moshës 18 – 25 vjeç.
Konkursi do të jetë i hapur nga 22 shtator deri më 21 tetor 2025.
️ Aplikimi bëhet vetëm online në linkun zyrtar:
ℹ️ Për më shumë informata:
Vizitoni ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net
Kontakti përmes telefonit:
038-555584 5690 / 038-555584 5691 (09:00 – 15:00)
Ministria e Mbrojtjes inkurajon të rinjtë dhe të rejat nga komunitetet joshumicë të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës