Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vazhdon hedhja e mjeteve piroteknike në tubimin e Kurtit në Skënderaj – ndërhyn Policia

Vazhdon hedhja e mjeteve piroteknike në tubimin e Kurtit në Skënderaj – ndërhyn Policia

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje sot po mban tubim me elktorantin e tij në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Skënderajt, tubim ku i cili po përjellet me tensione, pasi dhjetëra qytetarë kanë dalur për ta kundërshtuar.

Teksa po mbante fjalimin e tij, e duke vazhduar edhe hedhja e mjeteve piroteknike, u ndal edhe energjia elektrike.

Nga mediat që ndodhen në vendin e ngjarjes raportohet se pas tensioneve të krijuara ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, e cila e ka shpërndarë turmën.