Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarit për vrasjen në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarit për vrasjen në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

Sot vazhdon seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit për vrasjen në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, që ndodhi në prill të këtij viti.

Valon Aliu do të dalë para bankës së të akuzuarit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me fillim nga ora 10:00.

Aliu akuzohet se vrau ish-bashkëshorten Erona Cokli, 21-vjeçare.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 12 prill 2024, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, “i pandehuri, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerën E.C., me të cilën ka bashkëjetuar, ashtu që fillimisht ditën kritike rreth orës 13:00, sipas marrëveshjes në QPS, e merr djalin dhe e dërgon në shtëpi për të ia prerë flokët, kurse është dashur që ta kthej në ora 15:00, mirëpo i pandehuri pas dyzet minutave kthehet pa fëmijën në QPS, dhe rreth orës 14:40 vëren tani të ndjerën E.C., me vëllain e saj D.C, pastaj para tyre hyn në zyrën e QPS-së dhe posa mbërrin e ndjera me vëllain, pas një fjalosje të shkurtë, nxjerr nga brezi armën e tipit “ZORAKI M 2906-T” dhe shtënë një herë në drejtim të të ndjerës duke e qëlluar në kraharor e pastaj shtënë edhe në drejtim të të dëmtuarit D.C, të cilin e qëllon në krahun e djathtë, pastaj derisa e ndjera E.C., fillon të largohet, e godet edhe njëherë në gjoks dhe në fund në anën e majtë të kokës, ku për pasojë e ndjera nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”