Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vazhdojnë telashet me falsifikim të parasë

Vazhdojnë telashet me falsifikim të parasë

Dukuria e falsifikimit të parasë është duke vazhduar në vend. Dy raste janë raportuar brenda 24 orëve.

Njëri në Prishtinë, tjetri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në njërin rast dyshohet për kartëmonedha të ndryshme, në tjetrin për 50 euro.

“Prishtinë 01.02.2024 – 13:35. Ankuesi nga Kosova ka raportuar se janë pranuar para në kartëmonedha të ndryshme që dyshohet se janë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar. Rasti nën hetime”, thuhet nga policia.

“Magj. Prishtinë-Ferizaj 18.11.2023 – 20:40. Me 01.02.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti me datën e cekur kishte bërë pagesë me një kartëmonedhë 50 €, e cila pas ekzaminimeve ka rezultuar se është e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Insajderi