Pikëkalimet në Merdare, Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura nga ana e Serbisë. Në Merdare, e mbyllur ka vazhduar të jetë edhe nga ana e Republikës së Kosovës.
Ekonomia Online ka qëndruar të shtunën në pikëkalimin në Merdar, ku zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë kthyer mbrapa vetura me targa të Serbisë. Të njëjtit nuk janë lejuar të hyjnë në territorin serb.Për bllokadat kufitare është deklaruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se vendosja e bllokadave nëpër pikëkalimet kufitare nga ana e Serbisë është bërë me qëllim që të krijohet tension dhe të destabilizohet paqja dhe siguria në Kosovë e rajon.


