Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vazhdojnë edhe sot kërkimet për Halim Sopajn në Janiqisht të Malishevës

Vazhdojnë edhe sot kërkimet për Halim Sopajn në Janiqisht të Malishevës

Edhe gjatë ditës së sotme po vazhdojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e Halim Ramadan Sopajt, i zhdukur në zonën e Janiqishtës, në Komunën e Malishevës.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka bërë të ditur se rreth 20 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit, përfshirë ekipin me dron dhe qendrën operative, janë në terren duke zhvilluar operacionin e kërkimit. Në vendngjarje janë të pranishëm Komandanti i Incidentit dhe Shefi i Operacioneve, të cilët po udhëheqin dhe koordinojnë të gjitha veprimet.

Në operacion janë bashkuar edhe qytetarë dhe familjarë të të zhdukurit, duke kontribuar me përkushtim në përpjekjet për ta gjetur Sopajn. Autoritetet bëjnë të ditur se kërkimet do të vazhdojnë derisa të arrihet në një rezultat konkret.