Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Vatra” dhe ” Dielli” përkrahin propozimin që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i viktimave të gjenocidit

“Vatra” dhe ” Dielli” përkrahin propozimin që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i viktimave të gjenocidit

Në faqen zyrtare të gazetës “Dielli”, që botohet në New York të SHBA-së, u publikua lajmi se Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” dhe gazeta “Dielli”, mbështesin dhe përkrahin propozimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet Simbol Unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e vlerëson lartë këtë përkrahje dhe falënderon drejtuesit e kësaj federate atdhetarësh në SHBA.

Ndryshe Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” i është drejtuar institucioneve të Kosovës me një kërkesë që, lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Kjo kërkesë kohë më parë i është përcjellë Presidentes së Kosovës, Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës si dhe të gjitha partive politike.   /TV Arbëria