Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vataj i PDK’së: Në kohën kur Hamza dhe Thaçi i kanë ngritur pagat në 50% është dashur guxim

Vataj i PDK’së: Në kohën kur Hamza dhe Thaçi i kanë ngritur pagat në 50% është dashur guxim

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Vataj tha se duke folur për ngritjen e pagave në Republikën e Kosovës tha se është dashur guxim që në kohën sa ishte ministër i Financave, Bedri Hamza të bëhej rritja e pagave.

Por që sipas tij, këtë guxim e ka pasur Hamza bashkë me kryeministrin e atëhershëm të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan TV Arbëria.

“Kryeministri Bedri Hamza ka qenë ministër i Financave kur janë rritë pagat unë kam  qenë atëherë këshilltarë në Ministrinë e Arsimit, bashkë me ministrin Enver Hoxhaj.  Për me i ngritë pagat në atë kohë ka qenë guxim i madh dhe një gjashtë muaj kur i kemi ngritë pagat në 50 për qind, gjashtë muaj kemi qenë në fokus nën vëmendje të Fondit Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankës Botërore, sepse nuk munden me u bë ngritje ndryshime në atë far ligjin e pagave si do ti. Dhe bile edhe disa projekte janë ngri në atë kohë si të themi, si ndëshkim pse e keni bë rritjen e pagave pa koordinim me neve. Mirëpo atëherë Bedriu e ka bë edhe kryeministri kuptohet, Hashim Thaçi e ka pasë guximin me bë”, tha Vataj në emisionin “N’Pult” prodhim ky i TV Arbëria.

Ndryshe, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë “Kurti”.

Murati ka thënë se qeveritë e kaluara e kanë rritur buxhetin për paga për 130 milionë euro për 6 vite qeverisje, kurse sipas tij qeveria “Kurti” e ka rritur buxhetin e pagave të rregullta për 291 milionë euro për vetëm 4 vjet./TV Arbëria