Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vasili merr titullin e lartë kishtar: Kjo kishë më e vjetër se familjet më të vjetra të Kosovës, Bizantin e themeluam ne

Vasili merr titullin e lartë kishtar: Kjo kishë më e vjetër se familjet më të vjetra të Kosovës, Bizantin e themeluam ne

Aktori i madh i skenës shqiptare Laert Vasili ka marrë titullin e lartë kishtar “Kalorës i Shën Konstandin Dardanasit”, në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës.

Shërbesa u drejtua nga Kryepeshkopi At Nikolla Gjufka, teksa të pranishëm ishin dhjetëra qytetarë që erdhën për ta parë ceremoninë.

Vasili pas marrjes së tituli tha se Kisha Ortodokse në Kosovë është më e vjetër se familjet më të vjetra të Kosovës, teksa shtoi se Perandorinë Bizantine e kanë themeluar arbërorët.

“Konstandini ka lindur në Nish dhe e themeloi Perandorinë Bizantine. Kjo kishë e emërtuar me shumë mençuri nga fort lumturia e tij kisha e Shën Konstandin Dardanasit është më kosovare sesa familjet më të vjetra të Kosovës. Sepse vjen diku te 18 apo 19 shekuj. Nëse dëgjoni të thonë Perandoria Bizantine mund të emërohet greke apo sllave, ju i thoni se e kanë themeluar arbërorët, saktësisht Konstandini i Dardanisë”.

Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare e Kosovës u përurua në prill të këtij viti.