Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka regjistruar fitoren e dytë me radhë në turneun “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.
Pas fitores ndaj Estonisë, vashat kosovare e shkatërruan Kombëtaren e Honkongut me rezultat të thellë 7:0.
Golat nga Albulena Guri (minuta e 30′), Kaltrina Biçkaj (minuta e 65′ dhe minuta e 79′), Valentina Metaj (minuta e 85′), Jehona Shala (minuta e 89′ dhe minuta 91′) dhe për ta përmbyllur rezultatin prej 7 golave u kujdes Donjeta Halilaj (minuta e 93′) që sot barte edhe shiritin e kapitenit.
Trajnerja e Kosovës, Andersen në këtë takim provoi përbërjen e dytë, duke e pushuar përbërjen e parë për ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë, që llogaritet kombëtare më cilësore.
Ndeshja kundër Bullgarisë zhvillohet më 21 shkurt në ora 11:00 sipas kohës lokale të Kosovës.
/TV Arbëria