Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Vasfije Krasniqi mohon deklaratat e sajuara për ‘solidarizim me viktimat izraelite’

Vasfije Krasniqi mohon deklaratat e sajuara për ‘solidarizim me viktimat izraelite’

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka mohuar të jetë prononcuar për mediumin “The Jerusalem Post”, ku pretendohet se ajo vizitoi Izraelin për të dënuar mizoritë e kryera nga Hamasi dhe për të shprehur solidaritetin me viktimat izraelite.

Krasniqi-Goodman shkroi në Twitter për të sqaruar se deklarata ishte tërësisht e sajuar.

“Kjo është krejtësisht një deklaratë e sajuar. Unë kurrë nuk fola me Jerusalem Post dhe nuk e thashë kurrë!” – tha ajo.

Në artikullin e mediumit thuhej se “Aktivistja e Kosovës për ndërgjegjësimin e sulmeve seksuale viziton Izraelin në solidaritet me viktimat e krimeve të Hamasit”.

Në artikull ekzistojnë një sërë prononcimesh të sajuara që i atribuohen zonjës Krasniqi-Goodman.

 

 

 

 

 

 

 

Themes by WordPress