Sot gjatë ditës është paralajmëruar një protestë që do të mbahet para Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, për atë që thuhet lirimin e Noizyt nga paraburgimi dhe mos ekstradimin në Kosovë
Noizy është arrestuar javën e kaluar në Shën Gjin, pasi që në Pejë dyshohet se ai rrahu Medi Hysenin, një influencer titoku.
Noizy u arrestua në Shën Gjin derisa nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë është kërkuar që ai të ekstradohet dhe gjykohet në Kosovë.
Procedurat për ekstradimin e tyre në Kosovë po vazhdojnë, derisa shumë këngëtarë deri me tani, nga Kosova e Shqipëria, e më e zëshme në këtë kërkesë është reperja Tayna, po bëjnë thirrje që ai të lirohet dhe mos të ekstradohet në Kosovë.
Kohëve të fundit është folur se është duke u organizuar një protestë në lidhje me këtë, meqë për disa prej tyre është një padrejtësi kundrejt dyshes.
Por, miku i ngushtë i reperit, Varrosi, ka reaguar me një postim të shpërndarë në rrjete sociale
Ai thotë se protesta nuk është organizuar nga familja e as nga miqtë, të cilët po vazhdojnë me rrugën ligjore.
View this post on Instagram
Postimi i plotë:
“Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt).
Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste.
Ne, jemi në një proces gjyqësor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt.
Duam të falënderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie.
Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës.
Stafi menaxherial”.