Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varlehyi, ka thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian në lidhje me çështjen mes Kosovës e Serbisë, ka qenë i qartë, duhet të ketë një shtensionim të plotë të tensioneve.
Varlehyi tha se palët duhet të kthehen në dialog dhe të jepen rezultate duke vënë në zbatim të gjitha marrëveshjet e mëparshme, përfshirë ato në Ohër.
“Të gjithë autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe drejtësia jo vetëm që duhet të flasë, pra autoritete serbe duhet që plotësisht të bashkëpunojnë me ne në lidhje me këtë”, tha Varlehyi.
Tutje, kryekomisioneri tha se kjo është gjuhë e qartë nga Bashkimi Evropian dhe për këtë s’mund të ketë ndonjë keqkuptim.
/TV Arbëria