Raphael Varane pritet të largohet nga Manchester Unitedi dhe ka raporte se ai do të favorizonte një transferim në Serie A përpara Arabisë Saudite.
Mbrojtësi qendror tani është 30 vjeç dhe kontrata e tij në Old Trafford është deri në qershor 2025.
Pavarësisht kësaj, SunSport pohon se trajneri nuk dëshiron ta lërë Varanen të largohet në afatin kalimtar të janarit, duke preferuar të presë deri në fund të sezonit.
Një burim i afërt me lojtarin u citua në The Sun duke këmbëngulur se një largim ishte gjëja më e mirë për të gjithë të interesuarit.
Juventusi, Interi dhe Roma kanë qenë të gjithë të lidhur me Varane, dhe ndërsa Arabia Saudite do të siguronte një pagë të madhe, burimi thotë se “ai është gjithashtu i interesuar për Italinë, pasi është një ligë që ai admiron dhe do të donte të ishte pjesë e tij”.
Veterani ka 93 ndeshje për Kombëtaren e Francës dhe ka përfaqësuar vetëm tre klube në karrierën e tij, Lens, Real Madrid dhe Manchester United.
/TV Arbëria