Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vapa zbutet të dielën në Kosovë, rikthehet gradualisht nga e marta

Vapa zbutet të dielën në Kosovë, rikthehet gradualisht nga e marta

Nga e diela, 6 shtator, në veri të Kosovës pritet të depërtojnë masa më të freskëta ajrore me origjinë kontinentale, duke sjellë zbutje të vapës.

Të dielën, freskimi do të ndihet fillimisht në veri të Kosovës, ndërsa në pjesët qendrore dhe jugore temperaturat do të mbeten më të larta. Në Shqipëri dhe në pjesë të Maqedonisë së Veriut, vapa do të vazhdojë me intensitet më të lartë.

Të hënën, 7 shtator, temperaturat në Kosovë do të jenë më të përballueshme, veçanërisht në veri. Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, temperaturat e larta do të vazhdojnë.