Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vandalizohet murali i Nënës Terezë në Shkup, kërkohet që autorët të marrin dënimin e merituar

Vandalizohet murali i Nënës Terezë në Shkup, kërkohet që autorët të marrin dënimin e merituar

Murali i  Shën Nënës Terezë (Gonxhe Bojaxhiut) në parkun e qytetit të Shkupit në Maqedoninë e Veriut është vandalizuar, shkruan Tv Arbëria.

Në reagim, thuhet se ky është një akt i shëmtuar është një fyerje jo vetëm ndaj figurës së saj, por edhe ndaj vlerave më të larta që ajo mishëroi – dashurinë, paqen dhe humanizmin.

Teksa thuhet që rasti sot do të denoncohet në organet kompetente, dhe do të kërkohet me ngulm që autorët të zbulohen dhe të marrin dënimin e merituar për këtë akt barbar.

 

REAGIMI I PLOTË:

JU LUTEMI SHPËRNDAJENI SA MË SHUMË!!!

Live nga parku i qytetit të Shkupit

Sot ndodhemi këtu, para muralit të vandalizuar të Shën Terezës. Ky akt i shëmtuar është një fyerje jo vetëm ndaj figurës së saj, por edhe ndaj vlerave më të larta që ajo mishëroi – dashurinë, paqen dhe humanizmin.

Shën Tereza është simbol që e nderojnë qytetet e botës, dhe nuk mund të lejojmë që në Shkup, në zemër të qytetit, dikush të tentojë të zbehë dritën e veprës së saj. Kujtimi i saj është frymëzim i përjetshëm për solidaritet dhe mirësi. Çdo tentativë për ta fyer është e kotë, sepse trashëgimia e saj nuk mund të shuhet. Shën Tereza mbetet krenari e jona, krenari e Shkupit, krenari e mbarë njerëzimit.

Rasti sot do të denoncohet në organet kompetente, dhe ne do të kërkojmë me ngulm që autorët të zbulohen dhe të marrin dënimin e merituar për këtë akt barbar. Shkupi duhet të jetë qytet që nderon kujtimin e saj, jo vend ku fyhet një shenjtore që i dha botës vetëm dashuri.