Persona të panjohur kanë thyer xhamat e disa autobusëve dje në Junik.
Dëmtimi i pronës ka ndodhur pas orës 15 në rrugën “Ereniku”, kur autobusët ishin të parkuar.
Policia ka bërë të ditur se po e heton rastin.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë thyer xhamat e disa autobusëve që kanë qenë në parking. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në njoftimin e PK-së.