Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Valon Syla çohet në këmbë, debaton ashpër me Dibran Hoxhën: PDK tash është parti liberale

Valon Syla çohet në këmbë, debaton ashpër me Dibran Hoxhën: PDK tash është parti liberale

Në “Pressing” të T7, po diskutoeht konventa e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, me kandidat Bedri Hamzën.

Gjatë diskutimit në mes gazetarit Valon Syla dhe analistit, Dibran Hoxha, Syla u ngrit në këmbë.

“Kjo është tash një PDK liberale, të pëlqej ty apo jo”, tha ai ndër tjerash.

Më pas Syla tha se vullneti i PDK-së është që Memli Krasniqi të jetë kryetar, e Bedri Hamza kandidat për kryeministër.

Më pas erdhi përgjigja e analistit Dibran Hoxha ndaj Valon Sylës.

“Thuaj Sami Lushtaku o Valon”, tha Dibran Hoxha.

“Edhe Samia”, iu përgjigj Syla

Powered by WordPress