Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Valon Murati: Lufta e UÇK-së nuk ishte vetëm e Kosovës, por e gjithë shqiptarëve.

Valon Murati: Lufta e UÇK-së nuk ishte vetëm e Kosovës, por e gjithë shqiptarëve.

Në një intervistë ekskluzive me rastin e festës së 28 Nëntorit për edicionin e pestë “me 28 çlirimtarë” për TV.Arbëria, Valon Murati, drejtuesi i Lëvizjes për Bashkim si dhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka pohuar se pavarësia e Kosovës dhe bashkimi më Shqipërinë nuk kanë pse të shihen si kontradikta.

Ai madje ka deklaruar se habitet që ka shqiptarë që janë kundër bashkimit kombëtar. Ndonëse, i kupton hezitimet, dilemat e atyre që kanë dyshime se a mund të bëhet dhe si mund të mund të realizohet ky objektiv.

Sigurisht, me mënyrën se si është bërë Kosova shtet, me kufizimet dhe sfidat që i ka, natyrisht që kjo e vështirëson këtë proces. Mirëpo, nuk duhet harruar se në kohën e ish Jugosllavisë, shqiptarët kanë qenë për Republikë të Kosovës, por ky projekt ishte parë si mjet drejt bashkimit kombëtar, e jo ideal në vetvete.

Ai është përgjigjur zërave se shqiptarët e Kosovës nuk duhet të humbin kohë me këtë ide, por të fokusohen në zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit. Sipas tij, as këto dyja nuk e përjashtojnë këtë qëllim. Dhe në këtë rast mund ta marrin si shembull Bashkimin Evropian, si entitet që ka ligje dhe treg të përbashkët. Këtë model mund ta bëjmë edhe me Shqipërinë. Pra më shumë duke u bazuar në shtyllën e integrimeve. Dhe tjetra që është bashkimi kombëtar e cila është akt politik, këtu janë në pyetje edhe sfidat legale për shkak të Kushtetutës së Kosovës, e cila nuk mund te ndryshohet edhe pa 2\3 e pakicës. Në anën tjetër nuk ka interes më të madh për Kosovën, se sa përfundimi i raporteve me Serbinë, sepse kjo temë po i mban peng sferat tjera të jetës, si sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik etj.

Mjerisht, klasa politike deri më tani e ka më shumë parullë se sa projekt bashkimin kombëtar. Kuptohet, ky projekt nuk është i lehtë, sepse në lojë janë edhe faktorë tjerë gjeopolitik dhe rajonalë. Dhe pa një koordinim të gjithanshëm të të gjitha rrethanave dhe aktoreve kjo aspiratë mund të bëhet realitet. Sepse, e para kjo nuk mund të behët pa dialog me Serbinë. Dhe këtu varet se çfarë rruge duhet të ndjekim për ta përmbyllur këtë konflikt. A me Asociacion e cila e bënë të pamundur këtë teme, a po me ripërcaktim të kufijve. Është befasuese se si ka shqiptarë që e duan më shumë Leposaviqin me 99 për qind serbë brenda Kosovës dhe jo Preshevën. Banorët e së parës nuk e duan dhe pranojnë Kosovën. Në mund te kemi më shumë policë atje, por jo miratimin e popullsisë lokale.

UÇK mbetet forca më meritore për lirinë që e kemi sot. Kryengritja që ka filluar me rënien legjendare të Adem Jasharit ka krijua shtratin për këtë ditë. Kuptohet goditjen përfundimtare ia ka dhënë intervenimi i NATO-së. Mirëpo, kjo e fundit nuk do të kishte ndodhur pa lutën e UÇK-së. Dhe duhet të dihet se ky projekt nuk ishte vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve. Pra ajo ka qenë edhe produkt i angazhimit të Shqipërisë e shqiptarëve të Maqedonisë, nga diaspora etj.