Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Vallja i bashkon tifozët shqiptarë e spanjollë para ndeshjes Shqipëri – Spanjë

Vallja i bashkon tifozët shqiptarë e spanjollë para ndeshjes Shqipëri – Spanjë

Kombëtarja e Shqipërisë nga ora 21:00 do të ndeshet, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “gjiganët” e Spanjës, në sfidën e fundit të fazës së grupeve të Euro 2024.

Një fitore do t’i siguronte Shqipërisë kualifikimin historik, për në 1/8-ën e një Kampionati Evropian.

Pavarësisht se sfida fillon në mbrëmje, në rrugët e qytetit të Dyseldorfit ka nisur festa e tifozëve shqiptarë, ku ashtu si në përballjet e para të Evropianit të Gjermanisë, ndaj Italisë e Kroacisë, “kuqezinjtë” ia kanë marrë valles e këngës.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruar, nga ABC News, këtë herë festa është disi më e veçantë, pasi janë bashkuar edhe disa tifozë spanjollë, me njërin prej tyre, që nuk ka ngurruar aspak dhe ka nisur të kërcejë me tifozët tanë.