Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka...

Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Valë gripi në Gjermani, pasoja tek mësimdhënia dhe kopshtet

Extra AL PVC

Shoqata Federale e Shkollave Fillore në Gjermani paralajmëron në lidhje me valën e gjerë të gripit në nivel federate, se mund të ketë mbyllje të shkollave fillore.

“Gjendja e personelit në shumë shkolla fillore në vend është e vështirë dhe pjesërisht është nën buxhetin e planifikuar të personelit”, tha kreu i shoqatës, Edgar Bohn për rrjetin redaksional gjerman, Redaktionsnetzwerk Deutschland, RND. “Mbyllje të plotë të shkollave nuk mund dhe nuk dua ta përfytyroj” megjithatë kjo mund të jetë pasojë për disa prej tyre. Ndërsa kufizimet e orëve të mësimit nuk do të përjashtohen.

Sipas Intitutit Robert Koch në Gjermani vërehet një rritje e ndjeshme e sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes, më shpesh fëmijët preken nga virusi, RSV, virusi respirator sincitial.

Gjendje e vështirë edhe në kopshte

Sidomos në kopshtet gjermane paraqitet gjendje e vështirë e personelit për shkak të valës së gripit. “Në nivel federate aktualisht shumë kopshte janë duke luftuar të kompensojnë mungesën në numër të madh të personelit”, u shpreh drejtuesja e Shoqatës Gjermane të Kopshteve, Waltraud Weegmann për RND. Ndërsa zëdhënsja e organizatës joqeveritare, “Arbeiterwohlfahrt”, Jennifer Rotter bëri fjalë për një “gjendje të vështirë” të kopshteve për shkak të valës aktuale të sëmundjeve të dimrit që pritet të keqësohet. “Redukimi i orëve të hapjes së kopshteve deri tek mbylljet afatshkurtra për shkak të mungesës së personelit aktualisht janë bërë rregull dhe nuk janë më përjashtim”, bëri të ditur ajo.

Sipas Weegmann duhet të merren masa urgjente për shkak të mungesës së ndjeshme të personelit të kualifikuar në kopshte. Duhet të nxitojmë, tha ajo, “ndryshe nuk do të kemi më krizë kopshtesh, por kolaps të plotë të kopshteve.”/ DW

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka...

Ja përse kur plakeni është më vështirë t’ju marrë gjumi

Për shkak se lufta për të fjetur lidhet zakonisht...

Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo në një postim në Facebook,...

Baton Haxhiu në Favorit sqaron letrat e tij: Brenda aktakuzës njeriu zgjedhet kryetar dhe klubet e votojnë në mënyrë të çuditshme

Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Baton Haxhiu është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Ish-gjyqtari i futbollit u bë kryetemë me...

“Meshkujt pa faj, është rritur numri i femrave të pandershme”, Alba Pollozhani bën deklaratën e fortë, reagimet e ashpra në studio: Po ti…

Deklarata e fortë që bëri Alba Pollozhani për femrat bëri që panalistët e rubrikës “Trotuar” në E Diell, t’i kthehen kundër. Në studio po trajtohej...